Sistemi operativ Android e ka tejkaluar atë Windows si më i popullarizuari për shfrytëzim të internetit për herë të parë, sipas statistikave më të reja.
OS e zuri vendin e parë për përdorim interneti në aksionet e tregut me 37.93%, raporton kompania analitike StatCounter, e që përfshin të dhëna për laptopë, tablete, mobilë dhe desktopë.
Pajisjet që kanë Windowsin, në anën tjetër, kapin 37.91% të përdorimit të internetit muajin e kaluar, duke e vënë margjinalisht Windowsin pas Androidit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ky është një moment historik tejet i madh, që tregon se në çfarë mënyre dramatike kanë ndryshuar shprehitë e përdorimit të internetit që prej ardhjes së telefonave të mençur.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.