Lajmet e fundit

Futbollisti i Irlandës pësoi një lëndim të tmerrshëm të premten, duke e thyer këmbën në ndeshjen që Irlanda e zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.
Në video, u pa bashkëlojtari i tij Shane Long duke e ngushëlluar Colemanin, raporton Sunday Independent, transmeton Klan Kosova.
Por kjo nuk kishte qenë e tëra. Sepse gruaja e Long zbuloi se burri i saj kishte përdorur teknika që i kishte mësuar gjatë shtatëzënisë së saj, që ta ndihmojë bashkëlojtarin ta tejkalojë incidentin traumatik, përmes një forme specifike të frymëmarrjes.
“Unë kam bërë lindje me hipnoterapi, dhe ata e kishin mësuar burrin tim se si të më ndihmojë të marrë frymë gjatë atij procesi”, tha Kayleah Long.
“Ai më tha se: ‘Gjithcka mu kujtua. Unë po i flisja Seamusit, po e mësoja se si të merrte frymë përtej atij incidenti. Ai vërtetë po merrte frymë më mirë’ “, shtoi ajo.
Fatkeqësisht, futbollisti i Evertonit pritet të jetë jashtë fushave për së paku gjashtë muaj/