Fidan dhe Albina Shala kanë rrëfyer humbjen e fëmijës së tyre në QKUK, të cilët pretendojnë se vdekja e vajzës erdhi si pasojë e moskujdesit adekuat.
Në emisionin “Kosova Today”, babai i trevjeçares akuzon mjekët se ia kanë mbytur të bijën, transmeton Klankosova.tv.
“Unë dyshoj që ma kanë mbyt. Faktikisht e kanë mbyt, nuk e kanë trajtu. Analizat iu kanë bërë, më kanë obliguar me i bë analizat. Vajza është hospitalizuar më 3 shkurt 2026, të nesërmen e kanë marrë e kanë futur në sallë pa asnjë ekzaminim shtesë duke përjashtuar analizat që ia kam bë unë”, tha Shala.
Prindi tha se vajza e tij kishte lindur me një anomali në shputat e këmbëve, për gjendjen e së cilave e ndjera ishte nënshtruar edhe më herët në operim.
“Gjatë ditës kemi qëndru në Ortopedi, s’kemi pasur informata të mjaftueshme, ata e kishin ditë çka kishte ndodhur por janë munduar me e fshehë”, u shpreh Fidani.
“Jemi dy herë të vramë. Një herë jemi vra që na ka vdekur vajza, se çfarë vajze kam pas, veç unë edhe familja e dimë. Ma kanë marr çikën t’u kesh, ma kthyen në arkivol”, tha ai i emocionuar.
Ndërsa nëna e të ndjerës, Albina, ndante momente nga dita e fundit që pa vajzën e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=Nx7LwY3_EkU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.