Një e mitur dyshohet se është droguar nga një burrë, e më pas edhe është abuzuar seksualisht në Drenas.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
"Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.