Mbrëmja e sotme në Artmotion do të jetë e mbushur me emocione për adhuruesit e sportit, me shumë transmetime të cilat do sjellin shume spektakël.
Nga ora 17:00, Coppa Italia hap serinë me sfidën Parma – Spezia, ndërsa në orën 19:00 vëmendja do të jetë në palestrën Sezai Surroi në Prizren, ku Bashkimi zhvillon ndeshjen historike debutuese në FIBA Europe Cup kundër skuadrës polake Anwil.
Po në orën 19:00, futbolli sjell duele interesante si Getafe -Alaves në La Liga dhe Kayserispor - Besiktas në Superligën turke.
Spektakli vazhdon në mbrëmje me sfida të zjarrta: Real Sociedad – Mallorca në orën 21:30 dhe Atletico Madrid - Rayo Vallecano në të njëjtën orë në La Liga, si dhe përballjet e Europa League Freiburg – Basel nga ora 21:00 dhe Nice - Roma po ashtu në orën 21:00.
Në Coppa Italia transmetohen edhe Verona – Venezia në orën 18:30 dhe Como - Sassuolo nga ora 21:00. Të gjitha këto ndeshje transmetohen drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës më të madhe në vend, Artmotion.