Lajmet e fundit

Pas ndeshjeve të së martës, që kaluan pa shumë befasi, ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe të mërkurën.
Arsenal pret në Emirates Stadium gjigantin francez Paris Saint-Germain, në ndeshjen kryesore të kësaj mbrëmje.
Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta në Grupin A, ndaj lufta për pozitën e parë do të jetë e madhe, njofton Klan Kosova.
Në kuardër të këtij grupi ndeshje zhvillojnë edhe Ludogorets Razgrad dhe Basel, që kanë nga një pikë dhe synojnë Ligën e Europës.
Në Grupin B, Besiktas do të përballet me Benfica ndërsa Napoli pret Dinamo Kiev, ndeshje nga të cilat po ashtu do të përcaktohet lideri i klasifikimit.
Borussia Monchengladbach pret Manchester City, ndërsa Barcelona do të jetë mysafir i Celtic, në ndeshjet e grupit të radhës, atij C. Katalunasit kryesojnë me nëntë pikë, ndërsa Citizens kanë shtatë, në pozitën e dytë.
Ndërsa, Grupi D na sjell përballjet Rostov - Bayern Munich dhe Atletico Madrid - PSV Eindhoven.