Lajmet e fundit

Laxmi Saa është e mbijetuara e pabesueshme e një sulmi me acid, kryer nga vëllai 32-vjeçar e një miku të saj.
Krimi i saj? Saa kishte refuzuar propozimin e tij për martesë derisa ajo ishte vetëm 15 vjeç.
“Në fillim ndjeva të ftohtë. Pastaj ndjeva një djegie të madhe derisa më pas lëngu filloi të shkrijë lëkurën time” ka thënë Saa për BBC duke folur për sulmin, transmeton Klan Kosova.
Në Indi ekziston ende një stigmë për të mbijetuarëve e sulmeve me acid, dhe Saa kaloi shumë vite duke fshehur në shtëpinë e saj deri në vdekjen e babait të saj.
Pas tronditjes së vdekjes së tij, Saa gjeti guximin për të filluar fushatën duke folur kundër shitjes së parregulluar të acidit dhe bëri thirrje për dënime më të ashpra për ata që kryejnë sulme të tilla.
Fushata e saj nuk ka kaluar pa u vënë re duke frymëzuar shumë gra në të gjithë Indinë duke i rënë në sy edhe brendit të modës Viva N Diva, transmeton Klan Kosova.
Ata i kërkuan Saa për t'u bërë fytyra e fushatës së tyre të ri duke e quajtur me “Fytyra e guximit” për të "rindërtuar standardet e bukurisë së modës".
"Kjo mundësi për të përfaqësuar një markë të veshjes ishte një platformë për mua për të vendosur një shembull për gratë si unë të jenë të sigurta dhe të kenë guxim, pavarësisht paraqitjes së tyre fizike” ka përfunduar ajo.