Platforma më e madhe televizive, Artmotion, këtë të martë sjell program të pasur me ndeshjet fantastike nga futbolli dhe basketbolli vendor dhe evropian.
Në fokus është derbi i Londrës në Carabao Cup, ku Arsenali dhe Chelsea përballen nga ora 21:00, në një ballafaqim që vendos finalistin e garës.
Po ashtu, vëmendje të madhe zgjojnë edhe sfidat e Euroleague dhe Liga Unike në basketboll, me përballje si Panathinaikos – Real Madrid dhe Barcelona – Fenerbahçe, si dhe duelet nga Serie A, DFB Pokal, Copa del Rey.
I gjithë ky spektakël mund të përjetohet drejtpërdrejt në kanalet sportive të Artmotion./Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.