Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat do të sjellin reshje shiu të përcjella me rrufe, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në të dhënat e IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, teksa ato maksimalet nga 11 në 15°C.
Po ashtu bëhet e ditur se era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-12m/s.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.