Lajmet e fundit

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sjell ndeshje interesante dhe me ndikim për skuadrat të cilat janë pjesë e tyre.
Në Grupin A, Basel pret Arsenal, ndërsa Ludogorets është mysafir i Paris Saint-Germain, njofton Klan Kosova.
Këto dy ndeshje do të vendosin kreun e grupit, pasi edhe Arsenal, edhe PSG kanë grumbulluar nga 11 pikë. Ndërsa Ludogorets dhe Basel luftojnë për një pozitë në Ligën e Europës.
Situatë e ngjashme është edhe në Grupin B, ku Napoli dhe Benfica do të përballen për të vendosur të parin në renditje, pasi të dy skuadrat deri tani në llogaritë e tyre kanë nga 8 pikë.
Besiktas dhe Dynamo Kyiv do të jetë ndeshja tjetër, që nuk ka ndonjë peshë, pasi turqit kanë siguruar garën tjetër europiane, ndërsa ukrainasit përshëndeten.
Në Grupin C, Barcelona pret Borussia Monchengladbach, e relaksuar pasi ka siguruar pozitën e parë.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City do të përballet Celtic, me synimin që të vulosë pozitën e dytë në grup.
I fundit grup për të martën - Grupi D është edhe më i qartë. Atletico Madrid është lider i padiskutueshëm me 15 pikë, ndërsa Bayern Munich mban pozitën e dytë me 9 sish, njofton Klan Kosova.
Përballja e këtyre gjigantëve do të jetë mundësi hakmarrje për bavarezët, ndërsa ajo mes PSV Eindhoven dhe Rostov, si cdo përballje tjetër e fundit të tabelës.