Elona, vajza e Dritëroit nuk e ka përmbajtur veten nga dhimbja e të atit duke shprehur kështu dhimbjen nëpërmjet vargjeve të vetë poetit duke thënë se e mallkuara vdekje e mposhti,
Postimi i Elonës
"Ati im Dritëro,
Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.
Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka .
Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.
Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken .”
Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.
Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .
“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës.”. gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”.
Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë”, ka shkruar Elona Agolli në rrjetin social./albeu
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.