Mundësi Shaqir Bislimi ka debutuar me paraqitje të mirë për Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.
Bislimi shënoi fitore në raundin e parë, duke mundur Albin Peposhin nga Shqipëria, ndërsa në çerekfinale u ndal nga zvicerani Samuel Scherrer, transmeton Klankosova.tv.
21-vjeçari me prejardhje nga Shkupi kishte garuar më parë për Maqedoninë e Veriut, por tani ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare.
"Debutimi i tij i suksesshëm tregon potencialin e madh të Bislimit në sportin e mundjes dhe shpresën për performanca të mëtejshme të spikatura në skenën evropiane", tha Komiteti Olimpik i Kosovës.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.