Lajmet e fundit

Tirana e Prishtina tashmë janë shndërruar në një urë lidhëse për shqiptarët për të promovuar njerëz nga bota e artit dhe kulturës.
Por në fushën e estetikës është kosovarja Bardha Tahiri, ajo e cila ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar, si qytet për ta përvetësuar zanatin prej grimereje.
Ajo ka diplomuar në kolegjin profesional të estetikës "New Generation" në Tiranë, ndërsa ka vendosur që në vendlindjen e saj Drenasin ta ushtrojë këtë profesion.
Ndonëse na ndajnë orë deri në natën e ndërrimit të motmoteve, Bardha për lexueset e klankosova.tv vjen me disa këshilla se çfarë nuanca të grimit duhet të përdorin për këtë festë.
''Festat e fundvitit në përgjithësi festohen me shumë ngjyra. Por, më dominuese janë e kuqja dhe e bardha, megjithatë rekomandoj çdo herë që të bëhen grime të reja''.
''Femrave në natën e Vitit të Ri u lejohet çdo gjë e tyre e preferuar por është e kuqja ngjyrë që pasqyron dashurinë po ashtu e bardha që pasqyron pastërtinë megjithatë nuk mund të humbet dhe ngjyra e artë e cila është mëse e preferushme'', shprehet Tahiri për klankosova.tv.
Bardha e cila ka zbukuruar shumë fytyra, rekomandon edhe grim më të gjerë për dukje në një natë të veçantë siç është ajo e 31 dhjtorit.
''Zakonisht kërkohet shumë shkëlqim dhe ngjyra të forta, por, unë u preferoj femrave që të vënë në buzët e tyre ngjyrën që ato i bënë të ndihen mirë''.
Por shton se kombinimet për këtë natë nuk janë të limituara.
''Tek sytë mund të kombinohen ngjyra kafe e lehtë me të zezën duke vendosur dhe vezulluese shumëngjyrëshe ndërsa, buzët poashtu të mbeten me kafe të lehtë apo të seciles ngjyrë të lehtë edhe e kuqja e errët preferohet shumë në këtë festë sepse dhe rri shumë bukur në buzët e secilës femër''.
https://www.instagram.com/p/BdP_eX7gBPy/
Make-up artistja Bardha Tahiri, e cila tash e një kohë bashkë me stafin e saj profesional vepron në Studio Bardha në Drenas, pohon se flokët e gjatë janë ato të cilës një femre i shtojnë dhe bukurinë.
https://www.instagram.com/p/BdVpb6eg_-6/
Por, ajo shton se kjo nuk do të thotë se edhe vajzat me flokë të shkurtra nuk e kanë stilin e tyre të veçantë.
Kurse, sa i përket mirëmbajtjes së fytyrës, Bardha pranon se tek klientet e saj aplikon produkte sa më cilësore.
''Çdo herë ndaj klienteve të mia e po ashtu ndaj secilës femër tek produktet jam shumë strikte dhe nuk dëshiroj që produktet e markave të lira të shkaktojnë alergji dhe infeksione të ndryshme tek to. Të tilla produkte nuk preferoj të vendosi në fytyrat e klienteve të mia andaj sigurohem që të marr produkte sa më cilësore'', përfundon ajo për klankosova.tv.
Por që të dukeni të mahnitshme, kjo make-up artiste rekomandon që të aplikoni produkte natyrale për fytyrën tuaj.
''Nuk i preferoj kremrat me kimikate, kemi lloje të ndryshme të kremrave BIO të cilat i japin shkëlqim lëkurës, butësi e bukuri por edhe maskat shtëpiake janë tejet të preferushme. Pra gjithçka BIO, për një paraqitje të bukur''.
Grimerja nga Drenasi pos shkollimit në Tiranë ka ndjekur shumë trajnime të kësaj lëmie edhe jashtë vendit, frymën e të cilave e ka sjell edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova.