Lajmet e fundit

Kjo ndoshta mund të jetë një prej rasteve të vetme, kur burri e di përpara gruas që ajo ka ngelur shtatëzënë.
o vetëm që e di, po edhe e informon që do të bëhen me fëmijë, transmeton Klan Kosova.
Ai e njeh shumë mirë gruan e tij, dhe e di që natën kur ajo ka nevojë për banjo, nuk e ngreh fare ujin që të mos i zgjojë fëmijët.
Në një mëngjes ai bën testin e shtatëzanisë, në gusakën e banjos.
Pak kohë më pas ai kupton që do të bëhet baba për herën e tretë.
Kështu që ai vendos që t’i tregojë gruas së tij.
Për vetëm dy ditë kjo video ka marrë më shumë se 3 milon klikime.
Mirëpo kjo nuk është video e parë e këtij çifti.
Video e parë e Sam dhe Nia, ishte kur ata interpretuan në veturë një pjesë të filmit të animuar Frozen përderisa vajzës së tyre në sediljen e pasme nuk i interesonte fare.
Kjo video atë kohë kishte marrë më shumë se 20 milionë klikime.