Lajmet e fundit

Trajneri në detyrë i Chelseas, Guus Hiddnik ka konfirmuar se sulmuesi Diego Costa ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore. Ai ka thyer hundën, por që do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Newcastle.
Sulmuesi ka qenë në formë të mirë kohën e fundit, ai ka arritur në në shtatë ndeshje të qëllojë cakun gjashtë herë.
“Costa ka thyer hundën në një duel me njërin nga bashkëlojtarët. Ai do të bartë nëj maskë në fytyrë në ndeshjen e radhës”.
“Ishte një incident i vogël por që është shkaktuar në një pjesë me ndikim”, ka thënë Hiddink.
Ai po ashtu ka konfirmuar se lojtari i ri, Alexandre Pato nuk do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen e fundjavës, transmeton Klan Kosova.