Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë - Pejë, konkretisht në lokacionin e njohur si tek semaforët në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull.
"Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njesitet kompetente policore", tha ai./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/dyshohet-se-nje-kembesor-1eshte-goditur-per-vdekje-ne-fushe-kosove/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.