Netflix ka konfirmuar se seriali i njohur Sex/Life po kthehet për një sezon të dytë së bashku me katër aktorët kryesorë.
Kur shërbimi i transmetimit njoftoi lajmet emocionuese, kompania gjithashtu zbuloi sa i famshëm ishte ky projekt filmik.
Seriali u shikua nga 67 milion familje në katër javët e tij të para në transmetim, gjë që e bën atë serialin e katërt më të shikuar televiziv në historinë e Netflix. Shfaqjet e vetme që kapin audiencë më të madhe në katër javët e para janë Bridgerton, Lupine dhe The Witcher.
A e dini se dy nga aktorët e shfaqjes janë në lidhje edhe në jetën reale ?!
Sarah Shahi do të kthehet për të luajtur përsëri rolin e Billie Connelly. A e dini se ajo u dashurua me kolegun aktor Adam Demos në jetën reale gjatë xhirimit të serialit?!
Adam Demos do të kthehet për të luajtur Brad Simon në sezonin e dytë. Ai ka qenë në Australi kohët e fundit teksa punonte në një projekt të ri.
Mike Vogel, të cilin mund ta njohni nga
Under the Dome dhe
The Brave, do të kthehet për të luajtur burrin e Billie Cooper Connelly.
Margaret Odette do të kthehet për të luajtur rolin e shoqes së Billie, Sasha Snow, e cila gjithashtu kishte një ngatërrim romantik me Brad.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.