Lajmet e fundit
Meksikani beson se ka lënë përshtypje të mirë gjatë qëndrimit të tij në Premierligë dhe tani është i fokusuar në skuadrën e tij të re

Ish sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez ka theksuar se nuk ka pse të dëshmojë dicka, para përballjes së Bayer Leverkusen me Tottenham në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën, Hernandez do të kthehet në Angli, ku ka fituar dy tituj të Premierligës, duke shkëlqyer pas aktivizimeve nga banka rezervë.
Hernandez më pas u huazua tek Real Madrid, për t'u transferuar në Gjermani, ku po ashtu ka regjistruar paraqitje të mira.
"Në minutat që kam pasur në fushë tek Manchester United jam munduar të nxjerr më të mirën. Fatmirësisht statistikat janë në anën time".
"Kur u largova nga atje, isha i katërti në histori për gola në raport me minutat në fushë. Ndaj nuk kam cfarë të dëshmoj me këtë kthim".