Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës në futboll sot vijnë me dy ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e sezonit 2025/26.
Fillimisht nga ora 15:00, Vëllaznimi pret Lirinë në Gjakovë në një duel që ka qenë i zjarrtë ndër vite, mirëpo këtë herë është edhe më special, sepse të dy ekipet po luftojnë për tu rikthyer në Superligë dhe ky duel direkt mund të jetë vendimtar në rrugëtimin drejt këtij synimi.
Kjo ndeshje transmetohet në Sport 4 nga ora 15:00 me komentimin e Lorik Ibrahimit.
Ndërkohë, mbrëmja sjellë një përballje direkt mes Prishtinës dhe Gjilanit, dy ekipeve të cilat synim e kanë daljen në garat evropiane dhe bashkë me Malishevën janë në garën e zjarrtë për vendin e tretë në Superligë.
Kjo ndeshje që zhvillohet nga ora 20:00, transmetohet në Sport 6 me komentimin e Artor Shalës. Po ashtu në programin e ndeshjeve të sotme është edhe dueli Prishtina e Re - Drenica që transmetohet nga ora 15:00 në Sport 2 me komentimin e Shpejtim Kastratit.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.