Lajmet e fundit

Një video po bën xhiro në internet, ku të gjithë lojtarët e Liverpoolit shihen duke ecur rrugëve të qytetit.
Jurgen Klopp i çoi lojtarët e tij të Liverpool për një shëtitje në Londër para ndeshjes së tyre kundër Arsenalit.
Skuadra e Liverpool-it dukej krejtësisht e relaksuar teksa shëtisnin në rrugët e kryeqytetit.
Dy lojtarët që mungonin ishin mbrojtësi i majtë Kostas Tsimikas dhe mesfushori James Milner.
Dukej se pjesa e mbetur e skuadrës së parë të Liverpool ishte e pranishme. Klopp udhëhoqi rrugën, i ndjekur nga lojtarë si Harvet Elliott, Fabinho dhe Thiago Alcantara, transmeton Klankosova.tv.
Dy golashënuesit më të mirë në Premier League këtë sezon, Diogo Jota dhe Mohammed Salah, po ashtu mund të shihen. Janë 22 lojtarë që mund të shihen në video, duke përfshirë edhe portierin e tretë, Adrian.
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Arsenalit, skuadra e Liverpoolit ka fituar nëntë ndeshjet e tyre të fundit në ligë.
https://twitter.com/GrizzKhan/status/1504062654901628930?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504062654901628930%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.empireofthekop.com%2F2022%2F03%2F16%2Fvideo-mo-salah-spotted-with-the-liverpool-squad-as-they-walk-around-london-before-arsenal-game%2F