Katër antarët e familjes Avdiaj nga Gjakova, për më pak se 10 vjet kanë shkruar 17 libra.
Gjashtë nga ta vetëm në kohën e karantinës.
Djali më i vogël i familjes, në plan kishte që për festën e viti të ri ti befasonte familjarët, duke ju treguar që edhe ky e ka gati librin e parë, por kjo po iu zbulohet pak më herët, përmes kamerës së televizionit.
Derisa vajza e familjes, Jetlira Avdiaj që filloi të shkruaj që në moshën 10 vjeçare, deri tani ka të botuar 6 libra dhe ka fituar disa çmime vendore e ndërkombëtare.
“ Nisi si një lloj gare miqësore mes meje dhe vëllait Besnikut që në kohe të hershme filloi të merret me shkrime, thash për inati tij ka me shkruar edhe unë pastaj kjo garë filloi me bo dëshirë e pasion për libra”, tha ajo.
E edhe Besniku gjithashtu ka të botuar gjashtë libra deri tani, për çka thotë që u inspirua nga prindërit.
Prindërit nëpër duart e të cilëve kalon çdo libër para botimit, thonë se janë shumë të lumtur që janë familje shkrimtarësh, ku edhe debatet për libra në fund të ditës nuk mungojnë.
Këta thonë se veprimtarinë e tillë nuk do ta ndalin asnjëherë, sepse është forma më e mirë për të kontribuar në shoqëri.
https://www.youtube.com/watch?v=xp6IZdSnWIY&feature=youtu.be&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.