“Vetëm në teatër mund të jetoja”, Oscar Wilde.
“Teatri është kaq pafundësisht mahnitës sepse është shumë aksidental. Është kaq shumë i ngjashëm me jetën”, Arthur Miller.
“Teatri është si një operacion shpirtëror dhe shoqëror (social) me rreze – X i kohës së vetë”, Stella Adler.
“E gjithë bota është një skenë”, William Shakespeare.
Jo më kot autorët më të mëdhenj të kohës i kanë kushtuar thënie teatrit – skena që është e gatshme të tregojë çdo gjë, pikërisht çdo gjë në çdo aspekt të jetës.
Teatri u krijua dhe nuk do të shuhet kurrë.
Forma më e vjetër e të bërit art përmes performimit, është ende gjallë dhe më e pëlqyer se kurrë. Në shumë vende të botës është shndërruar në industri miliardëshe, ndërsa vlera artistike e teatrit sa vjen e rritet, transmeton Klan Kosova.
Për këto arsye bota sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Teatrit.
Kjo ditë, është iniciuar në vitin 1961 nga Instituti Internacional i Teatrit. Për çdo vit shënohet me 27 mars, dhe teatrot kombëtare e ndërkombëtare organizojnë manifestime të ndryshme në kuadër të kësaj dite.
Këto janë qytetet e botës ku teatri jep magji:
New York

Qyteti i New York’ut ofron magjinë më të madhe të teatrit. Si qyteti me numrin më të madh të skenave teatrale, ky është vendi që me patjetër duhet vizituar nëse jeni adhurues teatri.
Londra

Për shumë vjet me radhë, Londra ka mbetur epiqendra e teatrit. Me William Shakespeare që shkroi “Romeo e Xhulieta”,”Makbethi” dhe “Nata e Dymbëdhjetë”, skena teatrale e këtij qyteti u bë ndër më të fuqishmet në botë, transmeton Klan Kosova.
Athina
Pothuajse çdo aspekt i teatrit perëndimor, rrënjët i ka në dramat e Greqisë antike, që nga dizajnet e kostumeve skenike e deri te struktura e dramës. Qindra vjet më parë, teatri ishte shtylla e kulturës greke. Vetëm Athina, ka më shumë se 148 skena të teatrit.
Toronto

Toronto në Kanada, është njëri ndër qytetet që ofron një bagazh të pasur me shfaqje teatrale për vizitorët. Madje biletat në këtë qytet shiten shumë më lirë, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv