Lajmet e fundit

Kalimi i Shkodran Mustafit në Arsenal pritet të finalizohet shumë shpejtë.
Kjo pasi Valencia i ka ndez dritën e gjelbër mbrojtësit që të largohet, shkruan SkySports.
Sipas gazetarit të këtij mediumi, Kaveh Solhekol lojtari bashkë me agjentin e tij janë takuar të mërkurën me drejtuesit e klubit spanjoll, ku kanë marrë edhe konfirmimin se shqiptari mund të largohet.
Sipas Solhekol tash pritet që marrëveshja të arrihet për 26 milionë funta, transmeton Klan Kosova.