Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo është pajtuar që t’i bashkohet Juventusit pasi që këta të fundit vendosën t’i paguajnë 100 milionë euro të klauzolës së tij në kontratën e Real Madridit, sipas O Jogo.
Juventus i ka analizuar aspektet financiare të transferimin të Topit të Artë, dhe po përgatitet që t’ia japë atij një kontratë katërvjeçare në vlerë 120 milionë euro.
Marrëdhënia mes Ronaldos dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, duket të jetë prishur, andaj 33 vjeçari është pajtuar t’i bashkohet Zonjës së Vjetër.