Lajmet e fundit

Real Madridi e ka huazuar Mateo Kovaçiqin te Chelsea në një marrëveshje njëvjeçare.
Ky lajm vjen menjëherë pas atij të kalimit të portierit të Të Kaltërve, Thibaut Courtois, te mbretërit.
“Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje huazimi për Mateo Kovaçiqin për stinorin e ardhshëm, deri më 30 qershor të vitit 2019”, thuhet në komunikatën e kampionëve të Evropës.