Lajmet e fundit

Brikenda është banorja e parë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo sot është e ftuar në Big Talk Kosova, ku ka folur për eksperiencën e saj në BBVK2.
“Ka qenë eksperiencë e shkurtër për ne që kemi qenë brenda 2 javë na u janë dukur si 2 muaj. Unë jam e lumtur që kam qenë aty brenda me ato karaktere të ndryshme, jam e kënaqur që nuk kam dalë nga vetja unë jam ajo e njëjta si brenda ashtu edhe jashtë”.
“Jam befasuar sa komente të mira kam pasur, nuk besoj se kam bërë diçka që nuk duhet, dhe nuk besoj se do të bëja diçka po edhe të isha brenda shtëpisë akoma. Unë kam qenë aktive me formën time me hajgare, kam pasë edhe debate jo shumë të rënda”, ka thënë Brikenda./Klankosova.tv
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: