Sektori energjetik është në fokusin e MAT për këtë javë.
Në dokumentarin e kësaj së mërkure do të mund të kuptoni një mori gjërash për këtë degë që është një nga më të rëndësishmet e shtetit.
Kur janë ndërtuar termocentralet në Kosovë?
Cilat janë kapacitetet prodhuese e pse importi është i lartë?
Kush e dështoi ndërtimin e Kosovës së Re?
Sa thellë hyn në sektor mafia energjetike?
Çfarë e lë Kosovën të fundit në rajon me energji të ripërtërishme?
“E errëta e sektorit të dritave”, dokumentar që vjen në MAT, të mërkurën nga ora 22:00.
https://www.youtube.com/watch?v=9tqtqptmn9s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.