Platforma numër 1 në vend Artmotion sjell sot një super të enjte sportive, me transmetime direkte nga arenat më të mëdha evropiane dhe botërore.
Shikuesit do të kenë mundësi të përcjellin futboll, basketboll, volejboll dhe futsall në kanalet Sport 1–6 dhe S1/S2.
Dita nis në orët e pasdites me Futsall – Euro 2026, ku në orën 17:30 përballen Spanja – Belgjika, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:30, luhet edhe sfida tjetër interesante Itali – Hungari, të dyja në transmetim direkt.
Në futboll ndërkombëtar, vëmendja zhvendoset në Saudi League, ku në orën 18:30 zhvillohet përballja Al Qadsiah – Al Hilal, një ndeshje që pritet të ofrojë rivalitet dhe spektakël.
Basketbolli elitar evropian vjen me dy super-ndeshje të EuroLeague: Fenerbahçe – Anadolu Efes (18:45) Olympiacos – Barcelona (20:15).
Ndërkohë, volejbolli evropian ofron emocione në Champions League, me duelet Galatasaray – Halkbank dhe Benfica – Fenerbahce.
Kulmi i mbrëmjes është padyshim Europa League, ku nga ora 21:00 transmetohen ndeshjet me interesante: Aston Villa – Salzburg Real Betis – Feyenoord Porto – Rangers Panathinaikos – Roma Midtjylland – Dinamo Zagreb Basel – Plzen FCSB – Fenerbahce Me një program kaq të pasur dhe të larmishëm, Artmotion konfirmon edhe një herë epitetin e platformës sportive numër 1 në vend dhe jo vetëm.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.