Sezoni është gati në përfundim dhe tani lufta e vetme po bëhet në lidhje me pozicionet përfundimtare të skuadrave. Mëngjesin e së enjtës e nisin ekipet në top formë nga NBA, Portlandi dhe Utah që duelojnë mes vete me fillim nga ora 03:30 dhe përballja e tyre transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Kur kanë mbetur vetëm edhe tre ndeshje deri në fund të edicionit të rregullt, skuadra e Portland Trailblazers kanë nevojë vetëm dhe për një fitore në mënyrë që të jenë zyrtarisht pjesë e TOP 6-shës së perëndimit, pozita këto që dërgojnë direkt në playoff pa pasur nevojë të luhet në play-in teksa nga ana tjetër, Utah Jazz e kanë mundësinë e artë që për herë të parë në shekullin e 21-të të përfundojnë stinorin në vendin e parë të së njejtës konferencë, pra perëndimit.
194 ndeshje kanë luajtur këto dy skuadra mes tyre në histori, e nga to 88 janë fitoret e Portlandit dhe 106 në anën tjetër të Utah-ut.
Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Lillard, McCollum, Powell, Covington, Nurkiç
Utah, 5-shja e mundshme startuese:
Conley, Ingles, Bogdanoviç, O’Neal, Gobert
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.