Pas disa ditësh me luhatje të motit, e enjtja pritet të karakterizohet nga kushte më të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës.
Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë një ditë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe pa ndikim të madh në zhvillimin e motit.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së enjte, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa mundësitë për reshje do të jenë të vogla.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
“Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët”, thekson IHMK-ja, duke bërë të ditur se dita do të jetë e favorshme për aktivitetet në ambiente të hapura dhe lëvizjet jashtë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.