Lajmet e fundit

Federico Macheda ishte i riu italian që kishte marrë vëmendjen e botës së futbollit me disa performanca të mrekullueshme të Manchester United.
Megjithatë, Federico Macheda, ende pendohet që nuk ka dëgjuar këshillën e Ferguson që i kishte thënë të shkonte huazim në një nga klubet e vogla angleze, por që italiani kishte vendosur të kthehej në vendlindje, përkatësisht tek Sampdoria.
Tani Macheda, 25 vjeçar, është pjesë e Novara-s në ligën e dytë të Italisë, pasi që nuk ka arritur ta gjejë veten në disa klube për të cilat ishte huazuar nga Mnchester United, klub me të cilin i kishte ndarë përfundimisht rrugët më 2014.