E diela sjell emocionet e forta të javës së 7-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pesë përballje tejet interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në "Zahir Pajaziti" në Podujevë, ku Llapi është nikoqir e Gjilanit.
Kampionia aktuale Drita, do të luajë kundër Dukagjinit, derisa nënkampioni Ballkani është mysafir i Prishtinës së Re, transmeton Klankosova.tv
Krejt ndeshjet fillojnë nga ora 15:00, dhe transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e sportit të platformës kryesore televizive, Artmotion./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.