Ka vdekur mësimdhënësi i biologjisë nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, Selami Zeqiri.
Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, transmeton Klankosova.tv.
Idrizi tha se Zeqiri do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar ai në telegramin e ngushëllimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.