Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin e Durrësit.
Dy fëmijë vdiqën si pasojë e një aksidenti, dhe një tjetër u shtrua në spital, pasi një veturë i goditi të njëjtit teksa po luanin me top në trotuar, transmeton Klankosova.tv.
Të vdekur kanë mbetur K.Nikolli, 9 vjeç, dhe E.Muçaj, 12 vjeç. Ndërkohë, 8-vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda si pasojë e përplasjes, sipas mjekëve, ka pasur përparim në gjendjen shëndetësore.
Familjarët po ashtu kanë njoftuar se dy të miturit do të varrosen sot.
Lidhur me aksidentin, është arrestuar Nikollë Rradaçi, 57-vjeçar, i cili dyshohet se ishte i dehur në momentin kritik.
https://klankosova.tv/perplasi-per-vdekje-2-te-miturit-shoferi-deshmon-ne-polici-me-vrisni-nuk-meritoj-te-jetoj/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.