Lajmet e fundit

Një pesëvjeçar i cili po luftonte me një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë por pasi realizoi dëshirën e tij të fundit.
Dëshira e vogëlushit ishte që ta takonte një Babadimër, për festa të fundvitit, njofton Klan Kosova.
Eric Schmitt – Matzen që ishte në cilësinë e Babadimrit, ka realizuar 80 koncerte për çdo vit, por ishte një djalë në një spital në Tennessee, të cilin thotë se ‘’kurrë nuk do ta harroj’’.
Schmitt-Matzen, një inxhinier mekanik, posa kishte përfunduar punën kishte pranuar një telefonatë urgjente.
Pikërisht në atë thirrje ishte një infermiere e cila punonte në të njëjtin spital ku Schmitt shpesh ndante gemin për festat e Krishtlindjeve.
Ajo e telefonoi atë duke thënë se ‘’është një djalë pesëvjeçar, shumë i sëmurë, që dëshira e tij është të shihte një Babadimër’’, njofton Klan Kosova.
Schmitt thotë se shpejtoi për të ndërruar kostumin e tij, derisa infermierja e paralajmëroi se djalit nuk i kishte mbetur dhe shumë kohë për të jetuar.
Për pesëmbëdhjetë minuta, Schmitt u shndërrua në një babadimër dhe gjendej në klinikën ku po trajtohej pesëvjeçari, tashmë i ndjerë.
Ai aty pa nënën e vogëlushit duke mbajtur në duar të saj një lodër, duke e pyetur Schmitt, nëse mund t’ia dhuronte djalit të saj.
‘’Nëse ju shoh duke qarë dhe mendoni se do ta humbisni, unë nuk do të futem brenda për ta bërë punën time’’ i tha babadimri nënës së pesëvjeçarit.
Papritur sipas Schmitt, dëgjoheshin disa zëra në kërkim të një reparti të kujdesit intensiv, derisa gjendja e pesëvjeçarit ishte tejet e rëndë pasi ai ishte në prag të vdekjes.
‘’Ai ishte vendosur në shtrat, ishte aq i dobët dhe aq gati për të rënë në gjumë’’ tha Schmitt i cili rrëfeu ngjarjen për Neës Channel, njofton Klan Kosova.
‘’Unë u ula në shtratin e tij, dhe i thash se po dëgjoj zëra se ti po humb Krishtlindjet.. Jo nuk do t’i humbësh i thash’’ u shpreh Schmitt.
Babadimri i cili kishte vrapuar për ta parë pesëvjeçarin, tha se ai vdiq në krahët e tij në momentet pasi zhvillun një bisedë të shkurtër kur vogëlushi i kishte thënë babadimrit se ai është kukudha e tij e vetme.