Në Prizren, të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Bëhet fjalë për punëtorin e Doganës së Kosovës, Enis Thaqin, raporton Klankosova.tv.
Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë institucion ndër vite.
“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, shkruhet në telegram.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/prizren-nje-person-gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.