Enis Osmanaj është 32-vjeçari nga fshati Trubuhoc i cili humbi jetën tragjikisht pas vetaksidentit në Dobrushë të Istogut.
Sipas Policisë së Kosovës, derisa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë-Mitrovicë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, i njëjti ka humbur kontrollin dhe më pas ka devijuar djathtas, me ç’rast ka goditur shtyllën e betonit, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR- DRP-Pejë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 05:54.
https://klankosova.tv/tragjike-ky-eshte-32-vjecari-qe-humbi-jeten-ne-vetaksidentin-ne-istog111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.