Florent Tahiri është 23-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik të mërkurën në Vranidoll të Prishtinës.
I riu u vetaksidentua rëndë me motoçikletë, ndërsa vdekjen e tij e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.
Miq e familjarë kanë shkruar fjalë të ndjera për Florentin, ndërsa nuk është bërë ende e ditur se kur do bëhet varrimi i tij.
Ndryshe, rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-aksidentin-me-fatalitetit-ne-vranidoll/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.