Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën e enjte.
Besnik Fana, 30-vjeçar, nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda dhe vdiq, raporton Klankosova.tv
Për ndarjen nga jeta të tij, ka njoftuar edhe familja Fana nga Prishtina.
“Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.
Për ceremoninë mortore, familjarët kanë bërë të ditur se do ta japin njoftimin me kohë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.