Atletico Madrid ka tashmë të qartë koston e dy përforcimeve të dëshiruara në merkato.
Pas shitjes së Conor Gallagher te Tottenham për rreth 40 milionë euro, klubi madrilen është në kërkim të një zëvendësimi cilësor në mesfushë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave spanjolle, emri kryesor është braziliani Ederson i Atalantës, por klubi italian kërkon jo më pak se 50 milionë euro, shifër e konsideruar shumë e lartë për momentin.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.