Milazim Berisha nga fshati Volljakë e Klinës, kalon ditët duke mbledhur mbeturinat nëpër rrugët e fshatit të tij. Këtë inciativë, thotë se e nisi pasiqë një gjë të tillë e pa në ëndërr.
Vetëm që ta sheh fshatin të pastër, 52-vjecari thotë se e bën për gati 10 vjet këtë punë në mënyrë vullnetare.
Por, ai ka rrëfyer një problem që i ka ardhur si pasojë e veprimeve të tij për pastrimin e fshatit, si dhe një gjobë e ka marrë nga Policia e Kosovës. Kjo për arsyen se kur kishte mbledhur bërllokun në gjithë fshatin e kishte renditur 45 thasë që kompania e mbeturinave t'i marrë.
Mirëpo, gjatë natës, dikush i kishte prekur ata thasë dhe kishte shpërndarë gjithë mbeturinat e mbledhura nga ai.
Me inat të atij veprimi, 52-vjecari kishte telefonuar disa zyrtarë komunalë, mirëpo sipas tij, askush nuk i ishte përgjigjur.
Si shenjë revolte se pse kompania e pastrimit nuk i kishte marrë ato mbeturina, Berisha i kishte rreshtuar ato në mes të rrugës, përgjatë vijave të bardha, por që më pas, për këtë veprim ishte gjobitur nga Policia, në shumë prej 30 eurosh.
Sipas tij, kryeplaku i fshatit kishte marrë përgjegjësinë që të paguajë atë gjobë, i cili edhe e ka vlerësuar shumë kontributin e Berishës për mjedisin.
Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=jRUFoJwvu9A
●●●
FHSHKRIMI NGA
Florentina Hoti
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.