Një gjykatë në Innsbruck të Austrisë ka shpallur fajtor një alpinist 37-vjeçar për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e të dashurës së tij gjatë një ngjitjeje në malin më të lartë, Grossglockner.
Gjykata i dha atij një dënim me kusht prej 5 muajsh burg dhe një gjobë 9.400 euro për shkak të neglizhencës së rëndë, një trajtim që zakonisht sjell deri në 3 vjet burg.
Gruaja 33-vjeçare vdiq nga i ftohti në janar 2025, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
I akuzuari e mohoi fajësinë dhe tha se ndihej shumë keq, duke theksuar se e dashura e tij ishte sportise dhe ata kishin planifikuar udhëtimin bashkë. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.