Aktorja e kthyer në modele Camila Morrone është mërzitur nga hendeku 23 vjeçar mes vetes dhe të dashurit Leonardo DiCaprio.
"Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood - dhe në historinë e botës - ku njerëzit kanë boshllëqe të mëdha në moshë," Morrone, 22 vjeçare, i tha Los Angeles Times për të dashurin e saj 45 vjeçar.
"Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të del me çdokënd që dëshiron”.
Përderisa bukuroshja e re zgjodhi të injorojë ata që nuk e aprovojnë këtë, tha se ajo nuk e kupton interesin që e shfaqin fansat në jetën e Leos.
Morrone tha se ka shpresa që përmes filmit të saj të ri "Mickey and Bear" do të mund të krijojë një personalitet të ri në publik, jashtë atij që i është krijuar nga i dashuri i saj i famshëm.
"Unë mendoj gjithnjë që tani e tutje kur njerëzit do të shohin filmin, ngadalë do të marr një identitet të ri, jashtë këtij që kam”.
“Kjo është frustuese sepse unë ndjehem sikur gjithmonë duhet të jetë ai me të cilin del që të përcaktojë këtë”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.