23.05.2016 · përditësuar para 3706 dite1 min lexim
Filmin ‘’E bukura dhe bisha’’ e keni shikuar në formën e tij të animuar, ku si fëmijë ju mbani mend çdo detaj që është luajtur në të.
Megjithatë filmin e tillë tashmë pothuajse nuk do të mund ta ndiqni vetëm në formatin e filmave të tillë, njofton Klan Kosova.
‘’E bukura dhe bisha’’ tashmë është vënë në jetë, megjithëse në kinema nuk do të shfaqet deri më 17 mars të vitit 2017.
Videoja e mëposhtme tregon trajlerin e filmit ‘’E bukura dhe bisha’’, e që edhe këtu nuk kanë munguar edhe disa skena të animuara për t’u shfaqur në sfond njofton Klan Kosova.
Ndërkaq rolin kryesor do ta ketë ylli Emma Watson.
Publikimet e para të ‘’Beauty and the Beast’’ u bënë në mëngjesin e sotëm në Good Morning America.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.