Lajmet e fundit

Pothuajse katër vjet më parë, disa javë përpara ditët së saj të madhe, i dashuri i Katy Colins i tha asaj që nuk dëshironte më të martohet me të.
Kështu që ajo menjëherë pas kësaj dite la punën e saj, e shiti shtëpinë dhe vendosi që të udhëtojë përgjatë botës, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani ajo ka udhëtuar për në Tajlandë, Nepal, Dubai, Indi, Francë, Brazil e Argjentinë në kërkim të realizimit të ëndërrës së saj – që të bëhet një publiciste.
“Çdo kush mendonte se do të inatosesha, në veçanti për shkak se unë kurrë nuk kam udhëtuar askund vetëm, por unë nuk ndihesha keq”.
“Më duhej një kohë që të qëndroja larg çdo gjëje dhe larg çdo kujt që e njihja”.
Ajo që nga ajo kohë e ka mbajtur një blog të quajtur “NotWedOrDead”, ku tregon eksperiencat nga udhëtimi i saj.
“Shumë njerëz që nuk më njohin dhe kanë filluar ta lexojnë blogun tim më dërgojnë email duke më thënë që isha shumë e guximshme për vendimin që kam marr”.
“Gjithashtu unë marr shumë email nga gra dhe burra beqarë të cilët më thonë se blogu im i shërben si inspirim”.
Gjithë këtë udhëtim të saj ajo e përshkruan si udhëtim për ta gjetur veten, e për këtë gjë nuk ka fare pendesë.
“Vendimi i tij, edhe pse ishte shkatërrues në atë moment, ishte pikërisht thirrja e zgjimit për mua”.
“Unë kisha një punë të mirë, një shtëpi të rehatshme dhe një jetës normale mirëpo nuk kisha aventurë”.