Prezantuesi Steve Harvey, po përballet me kritika pasisepse i kërkoi fitueses së Miss Universe Harnaaz Sandhu nga India, të bënte një imitim të kafshëve në skenë, në vend që të diskutonte për arritjet e saj.
Duke iu drejtuar konkurrentes 21-vjeçare nga qyteti verior i Indisë, Chandigarh, Harvey tha: "Dëgjova se dini të bëni mjaft mirë si kafshë. Le të dëgjojmë më të mirën tuaj”.
“O zot, Steve, nuk e prisja ta bëja këtë në skenën botërore. Unë duhet ta bëj këtë, nuk kam zgjidhje tjetër", iu përgjigj Sandhu.
Pasi shpjegoi se i donte macet dhe bën një imitim mjaft të mrekullueshëm një të tille, Sandhu i tha audiencës që të 'përgatiste' veten, përpara se të ndante disa mjaullime direkt në mikrofonin e Harvey.
Sigurisht që ishte një moment argëtues, por shikuesit ishin pak të mërzitur që konkurrentet e tjera ishin pyetur për arritjet e tyre dhe jo për të bërë zhurmë kafshësh.
https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/tv/news/harnaaz-sandhu-miss-universe-cat-impression-b1974788.html?utm_content=Echobox&utm_medium=Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwAR2Kfw8eXw3kHA_ShJyazPRXugyZAdAATcm4zj0jzd1EicQgI5I-ZkWfc9c#Echobox=1639379485●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.