Lajmet e fundit

Si nisi...
Albin Kurti në konferencë për shtyp foli për një “plan” kundër qeverisë së tij, për të cilën pritet të vendos Gjykata Kushtetuese a është fuqiplote apo vetëm kujdestare pas dekretit për shpërbërjen e Kuvendit nga Osmanit. Prej deputetë të Vetëvendosjes që kanë nisur krejt vagët të flasin për një “Plan” për rrëzimin e qeverisë “të materializuar” nga Osmani me dekret presidencial e deri në skajet e internetit, ish-aleatja e ngushtë e Kurtit, e gjeti veten subjekt të këtij linçime.
Deputeti Haxhi Avdyli njoftoi dorëheqjen e tij nga funskionet e kësaj partie. Këtë dorëheqje e priti si “akt guximi” Zotëriu i Parë në largim, Prindon Sadriu. Partia Guxo lëshoi komunikatë ku i uroi deputetit Avdyli “punë të mbarë”. Këtë komunikatë e shpërndau Donika Gërvalla, por jo edhe bashkëkryetari tjetër, Faton Peci. Heshtja e Pecit ndaj Vjosa Osmanit është interpretuar se ai nuk është i linjës së hekurt refuzuese ndaj Vjosa Osmanit, siç ishte Donika Gërvalla muajve të fundit; në veçanti në kundërshtimet e forta që ajo të mos jetë kandidate për një mandat të tytë si Presidente e Kosovës.
Gërvalla dhe ‘baltosja’ ndaj Osmanit...
Nacionale ka raportuar ditë më parë se si fushata kundër Vjosa Osmani nga ish-aleatët më të ngushtë të saj ka prekur nivele të larta. Raportuam se si vetë Donika Gërvalla, Ministre (në detyrë) e Drejtësisë, ka nisur personalisht të angazhohet të përulë Vjosa Osmanin. Dhe kjo duke përdorur një takim me Richard Grenellin, i cili ishte pjesëmarrës në një tryezë vitin e kaluar me liderë rajonalë, e ku në mesin e tyre, kishte qenë edhe Vjosa Osmani.
Në një grup militantësh partiakë e përkahësish, Gërvalla, siç na tha një burim anëtar i njërit nga këto grupe, “është duke u munduar ta paraqesë poshtë Vjosën.” Fotografinë e një tryeze me pjesëmarrje liderësh rajonalë, ai tha ta ketë pranuar “veç sot pesë herë”. Kjo si fushatë baltosjeje ndaj Osmanit marrë parasysh animozitetet e kësaj baze elektorale ndaj Richard Grenellit.
Donika Gërvalla, asokohe, kishte udhëtuar në ShBA me shpresën të takonte ndonjë kre të shtetit amerikan kur po inaugurohej Donald Trump. Por, ajo kishte mbetur e vetme në hotel, e papritur nga ndokush. As mediave nuk u kishte treguar se pse kishte shkuar, kënd kishte takuar, dhe çfarë rezultati kishte prodhuar ajo vajtje në Amerikë. Për më tepër, këshilltari i Donika Gërvallës, Rexhep Gjergji me djalin e tij, Arian Gjergjin, ishin takuar me Grenellin. Takimin e kishte bërë të ditur vetë Arian Gjergji në profilin e tij në Instagram. /Nacionale