Lajmet e fundit
Asi kilian do të largohet nga Emirates Stadium në kërkim të një sfide tjetër, ndërsa si destinacion shumë i mundshëm shihet Serie A

Një imazh vlen më shumë se njëmijë fjalë, dhe ai që tregon Alexis Sanchez pas golit të pestë të pësuar nga Arsenali në ndeshjen e Champions League, është një provë e pakontestueshme.
Sulmuesi kilian, shfaqet anës fushës pothuajse i gjunjëzuar para superfuqisë së Bayernit, dhe duket madje i dorëzuar ndaj idesë se me Topçinjtë mund të synojë një trofe prestigjioz.
Ky episod siç shkruajnë mediat britanike dhe ato italiane, mund të jetë udhëkryqi vendimtar i një sezoni, e ndoshta edhe i karrierës që mund të vazhdojë larg Londrës në të ardhmen e afërt.
Juventus dhe Inter janë prej kohës në ndjekje të sulmuesit, dhe mund të përfitojnë nga kjo situatë, pasi janë duke monitoruar me kujdes situatën.