Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Bayern Munchen, Lukas Podolski është përfolur shumë se mund të rikthehet në Gjermani, te skuadra e Werder Bremen.

Por trajneri i Werderit Thomas Eichin është distancuar nga mundësia për ta transferuar lojtarin e Arsenalit.
Podolski kaloi gjysmën e sezonit 2014/2015 me Interin, por që dështoi të tregoi veten dhe kështu do të kthehet në Emirates Stadium pasi Interi nuk do ta mbajë atë me kontratë të rregullt.
“Podolski është lojtar i madh, por nuk kemi nevoj të diskutojmë kaq shumë për të, do të ishte shumë jorealiste që ne ta transferonim atë” ka thënë Eichin.