Lajmet e fundit
Algjeriani pritet të mbetet në King Power Stadium, megjithë dëshirën për të ikur, për shkak të cmimit të lartë që i ka vënë skuadra

Riyad Mahrez i cili ka kohë që kërkon largimin nga Leicester City, pritet të mbetet tek Dhelprat, pasi asnjë skuadër nuk është gati të paguajë shifrën që kërkohet për të.
Arsenal ka qenë i lidhur me blerjen e njeriut që orkestroi triumfin e Leicester në Premierligë edicionin 2015-16.
Por Arsene Wenger nuk është pajtuar të paguajë 50 milionë funte për të, ndërsa nga ana tjetër Leicester nuk ka pranuar kurrfarë kompromisi nën këtë shifër.